Greqia regjistron 1957 raste të reja dhe 43 viktima nga Covid-19
Greqia ka regjistruar 24 orët e fundit 1957 raste të reja me COVID dhe 43 viktima.
Nga autoritetet shëndetësore bëhet me dije se rastet e reja ranë nën 1000 në Atikë ku u konfirmuan pozitivë 886 persona, ndërsa në Athinë kanë rezultuar pozitivë 293 persona.
Numri i përgjithshëm i viktimave që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit ka shkuar në 11,365.
Aktualisht numri i pacientëve në intubim në spitalet greke ka shkuar në 661, ku 62.5% janë burra. Mosha e tyre mesatare është 67 vjeç.