Greqia rihap dyqanet e vogla

Greqia ka lehtësuar regjimin e masave antikovid në prag të sezonit turistik, edhe pse koronavirusi po infekton e vret me qindra njerëz çdo javë.

Nga e hëna, janë rihapur bizneset me pakicë në shumicën e qyteteve greke.

Ato do të funksionojnë me prenotim dhe me jo më shumë se 20 klientë njëkohësisht.

Qendrat e mëdha tregtare do të vazhdojnë të qëndrojnë mbyllur deri në një vendim tjetër.

“Fatmirësisht tregu u rihap përsëri dhe shohim lëvizje. Shpresoj që individët do të veprojnë me përgjegjësi në lidhje me distancat, që qeveria të mos marrë masa të tjera e të na mbyllë prapë.”

Masat lehtësuese për dyqanet e vogla nuk aplikohen, ndërkohë, për dy qytetet e mëdha, si Selaniku dhe Patra, që rapotojnë bilance të larta infektimesh me Covid-19.

Greqia ka regjistruar mbi 275 mijë raste që nga fillimi i pandemisë, mbi 8,300 janë viktimat, ndërsa infeksioni po përhapet megjithëse 16 përqind e popullatës është vaksinuar tashmë.

Qeveria greke ka planifikuar mbi 11 miliardë euro për të zbutur ndikimin e pandemisë në ekonomi, pasi u tkurr me 8 përqind në vitin 2020.

SHKARKO APP