Greqia shënon 15 raste të reja me koronavirus, 2 591 të infektuar në total. Deri tani 140 të vdekur nga Covid-19

Greqia është një tjetër shtet, që ka një numër të konsiderueshëm të vdekurish e të infekturish nga koronavirusi.

Në shtetin grek, në 24 orët e fundit, janë shënuar 15 raste të reja. Në total, në vendin fqinj, janë regjistruar 2591 raste me Covid-19.

Kurse, numri i viktimave në total nga virusi ka shkuar në 140. Këto të dhëna janë bërë publike nga ana e përfaqësuesit të Ministrisë të Shëndetësisë për koronavirusin, Sotiris Tsiodras.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se tani për tani në Greqi, 38 njerëz janë duke u trajtuar nga intubacioni në NJQV, ndërsa ka konfirmuar se numri i të vdekurve nga virusi është 140 individë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?