Greqia shënon sërish shifra të larta, 438 të infektuar dhe 9 viktima nga COVID-19
Bota E Diel, 18 Tetor 2020 22:35
Greqia vijon të ketë shifra nga më të lartat në rajon të COVID-19. 438 raste të reja dhe 9 viktima janë regjistruar së fundmi, pak më pak se një ditë më parë.
Ende në Greqi vijon të mbetet problem rajoni më i populluar, Atika ku ndodhet dhe Athina që mbart infektimet më të mëdha.
84 pacientë janë të intubuar në spitalet greke teksa viktimat në total kanë shkuar në 509 vetëm nga COVID-19 zyrtarisht.