Greqia shënon shifra të larta të të prekurve me koronavirus, 1 490 raste të reja në 24 orët e fundit
Bota E Hënë, 9 Nëntor 2020 18:13
Profesoresha e Sëmundjeve Infektive Pediatrike EKPA Lena Papaevangelou njoftoi sot se në 24 orët e fundit në Greqi u zbuluan 1 490 raste të reja të koronavirusit, ndërsa kishte një rekord të ri negativ të vdekjeve me 41 vdekje në 24 orët e fundit.
Bëhet me dije gjithashtu se numri i pacientëve të intubuar është 239.
Ndërkohë që 390 raste të reja të koronavirusit u zbuluan në Athinë dhe 412 në Selanik.