Greqia thyen rekordin, 935 të infektuar dhe 5 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Greqia po kalon një valë të dytë nga COVID-19 edhe më të frikshme se e para. Sot është thyer edhe rekordi i vjetër i infektimeve duke u shënuar 935 raste të reja.
Po ashtu edhe 5 viktima janë regjistruar teksa 91 të intubuar trajtohen nëpër spitale, kryesisht në Athinë. Tashmë duket se shifrat në Greqi janë vetëm në rritje, pasi bilanci i sotëm është i katërti më negativi gjatë gjithë tetorit.
Athina mbart më shumë raste, por në hartën greke të shpërndarjes së rasteve nga COVID-19 shumë probleme paraqet veriu ku disa qytete si Kozani dhe Kosturi janë në ”Lock-Down”, një rajon i Kretës si dhe ishujt kufitarë me Turqinë.