Greqia vendos blloqe betoni në pikën kufitare Kastanies

Greqia ka vendosur blloqe betoni në pikën kufitare Kastanies për të penguar kalimin e refugjatëve.

Refugjatët e ardhur në qytetin Edirne të cilët duan të kalojnë në Evropë, vazhdojnë pritjen e tyre në zonën e ndërmjetme mes pikave kufitare Pazarkule-Kastanies dhe në territorin me pemë në afërsi të saj.

Blloqet e betonit në lartësi prej 1.5 metra u transportuan me kamionë në pikën kufitare Kastanies nga Greqia dhe u vendosën me eskavatorë në hyrje të pikës kufitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë forcat greke të sigurisë gjatë kësaj hipën mbi blloqe dhe vendosën drejtpërdrejt në objektiv me bomba gazi refugjatët që u afruan pranë hyrjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Refugjatët u larguan nga zona e ndërmjetme si pasojë e efektit të gazit lotjsellës.

Bëhet e ditur se 3 kapsula gazi të hedhura nga njësitet kufitare greke ranë në oborrin e postës së xhandarmërisë brenda pikës kufitare turke Pazarkule.//AA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?