Greva e punonjësve të Amazon prej COVID-19 – Nga SHBA deri në Itali, çfarë po ndodh me kompaninë e miliarderit Bezos?!
Punëtorët e kompanisë Amazon po ankohen për kushtet e punës, ndërkohë qëglobalisht biznesi online po rritet me shpejtësi të madhe. Me futjen e masave distancuese sociale të paraqitura në Shtetet e Bashkuara për të luftuar përhapjen e epidemisë, shërbimet e dërgesave në shtëpi janë intensifikuar. Nga zinxhirët e mëdhenj të supermarketeve, përmes shërbimeve të restoranteve deri tek Amazon që, megjithë urgjencën shëndetësore, ka vazhduar të punojë me një ritëm të shpejtë.
Sidoqoftë, punëtorët e kompanisë po kërkojnë më shumë masa për të mbrojtur shëndetin e tyre pasi rreth 10 të punësuar kanë testuar pozitiv në disa fabrika në zonën e New York. Dhe është pikërisht nga Big Apple që fillon greva e parë e punëtorëve të Amazon. Punonjësit e magazinave JFK8 u mblodhën jashtë ndërtesës për ti kërkuar menaxhmentin pajisje më mbrojtëse për të gjithë punonjësit, një rritje prej rrezikut në pagat e tyre dhe, mbi të gjitha, një dezinfektim të plotë të mjedisit në punë, pas rasteve pozitive të infeksionit.
Çfarë ndodhi në New York
Drejtuesi i protestës është Chris Smalls i cili siç mësohet nga faqja e lajmeve ekonomike Bloomberg, u pushua nga puna në mbrëmjen e 30 marsit pasi protestoi kundër kompanisë. “Amazon preferon të pushojë punëtorët në vend se të bëjë diçka për të na mbrojtur ne, familjet tona dhe tërë komunitetin,” tha Smalls gjatë një mesazhi video të lëshuar në televizionin amerikan CNBC. “Jam i indinjuar dhe i zhgënjyer, por nuk jam i tronditur” – vazhdoi ai. “Si zakonisht, Amazon preferon të fshehë një problem nën tapet sesa të bëjë diçka për të mbrojtur punonjësit e tij.”
Përgjigja nga kompania e Jeff Bezos për pushimin nga puna ishte se Smalls kishte shkelur rregullat e sigurisë së distancimit e të tjera duke organizuar grevën. Sipas TheGuardian, punëtorët e gjigantit të tregtisë në internet I gjejnë masat e sigurisë të miratuara nga kompania, për shembull mbajtja e një distancë prej një metri ose shpërndarja e dezinfektuesve, si absolutisht të papërshtatshme sepse, shpesh, magazinat janë shumë të vogla dhe punëtorët kufizohen në hapësira të vogla. Janë tashmë 11 depo ku janë regjistruar punëtorë pozitivë dhe, në Kentucky, një është detyruar të mbyllet.
Greva italiane
Të njëjtat pretendime shkojnë edhe jashtë shtetit, në Itali. Në një shënim publik në faqen e KGIL-it kombëtar, në të vërtetë, mësohet se më 30 mars punëtorët e fabrikave të Amazonës në Calenzano, në provincën e Firencës, në Piemonte, Lazio dhe Lombardia u mobilizuan gjithashtu “për të kërkuar masa mbrojtëse për shëndetin dhe sigurinë e tyre dhe kufizim të dërgesave vetëm për mallra thelbësore “.
Sipas sindikatës “mënyra e vetme për t’u marrë me urgjencën shëndetësore me përgjegjësi është të zvogëlohen aktivitetet në mënyrë që të lejohet ekspozimi më pak i punëtorëve dhe të adaptohet organizimi i punës, duke respektuar kështu të gjitha indikacionet e Ministrisë së Shëndetësisë”.
“Amazon refuzon të takojë punëtorët dhe sindikatat dhe vazhdon me rregullat për transportin e mallrave”. Për sindikatën, “ndërmarrja vazhdon me të njëjtën shkallë të dorëzimit, por për të mbrojtur punëtorët, është e nevojshme të zvogëlohen ngarkesat dhe të dërgohen më pak njerëz në rrugë”.(Wired)
/ SCAN