Grevë dhe protesta në Itali. Në rrezik avionët, trenat dhe transporti publik

Rikthehen grevat në Itali. Mund të ketë shqetësime për ata që udhëtojnë nga e shtuna e 7 shtatorit deri të hënën në 9 shtator për shkak të një sërë protestash të cilat do të prekin avionët, trenat dhe transportin publik lokal. Në 7 shtator është planifikuar një grevë 4-orëshe, e cila do të përfshijë transportin ajror në Itali, ndërsa të dielën në 8 shtator sindikata Usb Lavoro Privato ka shpallur një protestë 23-orëshe ku do të përfshihet i gjithë sektori hekurudhor, ndërsa të hënën më 9 shtator u shpall mobilizimi kombëtar i transportit publik lokal.

SHKARKO APP