Gruaja amerikane humb burrin dhe djalin e vetëm brenda tri ditëve nga koronavirusi. Pa familje, izolohet në banesë
Një grua nga Michigan ka humbur burrin e saj dhe djalin e vetëm nga koronavirusi brenda tre ditëve.
Sandy Brown u përpoq të qetësonte djalin e saj, Freddie, i vetëm dhe i trembur në njësinë e kujdesit intensiv në spital.
Babai i tij kishte vdekur disa ditë më parë. Fredi, vetëm 20 vjeç, ishte i shqetësuar se do të vdiste gjithashtu, por një ditë më vonë vdiq edhe ai.
Pas vdekjes së djalit, nëna e tij mbeti krejtësisht vetëm dhe pa familje tashmë.
“Nuk ka as një fjalë të krijuar për të përshkruar dhimbjen time. Është e paimagjinueshme”, tha ajo, citon “Mail“.
Agonia për t’i thënë lamtumirë të dy burrave në jetën e saj u ndërlikua edhe më tej nga fakti se nuk ishte në gjendje të ishte me ta gjatë momenteve të fundit.
Tani në orën e saj të pikëllimit, ajo nuk mund të ngushëllohet nga miqtë as edhe me një përqafim në funerale për shkak se duhet të izolohet në shtëpinë e saj.
Sandy nga Grand Blanc, në veriperëndim të Detroit ngeli shtatzënë në moshën 40 vjeçare.