Gruaja e marrë peng në Liezh: Nuk më vrau, sepse jam myslimane
Pastruesja e shkollës e marrë peng nga vrasësi i Liezhit, nuk është qëlluar për vdekje për shkak se ishte e besimit mysliman. Këtë fakt e ka pranuar vetë gruaja, e cila ka rrëfyer për mediat belge: “Më tha që nuk do të bëj asgjë të keqe, vetëm sa të merrej me ata që ishin jashtë (policinë)”. Mësohet se gruaja, në vend që të largohej, ka mbyllur dyert e shkollës, duke u gjendur përballë Benjamin Herman.
Prokuroria federale ka konfirmuar po ashtu se “killeri” ka ulëritur disa herë “Allah Akbar”. Në fillim në rrugë, pasi kishte sulmuar dhe vrarë dy policet femra dhe në rastin e dytë teksa dilte nga shkolla dhe kishte marrë peng gruan. Ndërkohë, të mërkurën në mbrëmje ISIS ka marrë përsipër sulmin. “Vrasësi “ishte një ushtar i Shtetit Islamik”, – lexohet në një mesazh të agjencisë Amaq të cituar nga “Site”.
“Ngjarja është kualifikuar si vrasje terroriste de tentativë vrasje terroriste”, – ka shpjeguar zëdhënësi i prokurorisë, Eric Van Der Sypt. Ndërkohë, një ditë para tragjedisë, “killeri” kishte kryer një tjetër vrasje para se të mbërrinte në qytetin perëndimor belg. Viktima ishte një i njohur i tij dhe është ekzekutuar me thikë. Arma është gjetur në makinën e tij në Liezh.
KOHA JONË SONDAZH

