Gruaja ndihet keq gjatë fjalimit, Trump thërret doktorin (Video)
Ditën e e sotme mbahen zgjedhjet për Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Ato shihen si vlerësim për politikat e presidentit amerikan, Donald Trump.
Demokratët opozitarë shpresojnë të rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa republikanët përpiqen të forcojnë kontrollin në Senat. Pjesëmarrja pritet të jetë e lartë.
Por ditën e djeshme diçka e papritur ndodhi gjatë fjalimit të fundit të presidentit, Trump në Cape Girardeau në Missouri. Ai sic e shihni dhe në video ndalon fjalimin sepse sheh një grua që u ndje keq.
Ai kërkon që të thërrasin një doktor për t’i ardhur në ndihmë asaj.“A ka ndonjë doktor, një doktor ju lutem! Nuk ka problem merreni avash kemi kohë”- thotë presidenti i SHBA-së.
KOHA JONË SONDAZH

