FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Grupet e armatosura në Nigeri rrëmbejnë qindra nxënës

Qindra djem dhe disa mësues  të një shkolle në Nigeri  janë rrëmbyer nga njerëz të armatosur të cilët besohet se i përkasin një bande kriminale.

Rrëmbyesit ishin veshur me uniforma ushtarake në momentin që sulmuan Kolegjin Shkencor të Qeverisë në qytetin Kagara në shtetin Niger , duke futur studentët në një pyll aty pranë.

Veriperëndimi dhe Nigeria qëndrore janë shënjestruar gjithnjë e më shumë nga bandat kriminale të njohura në vend si “banditë” të cilët rrëmbejnë për shpërblim, përdhunim dhe plaçkitje në të gjithë rajonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Banditët hynë në GSC Kagara natën e kaluar dhe rrëmbyen qindra studentë dhe mësuesit e tyre”-  tha një zyrtar që kërkoi të mos identifikohej për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?