Grushta në parlamentin turk (FOTO)

Për të dytën herë këtë javë parlamenti turk është përfshirë nga një sherr masiv ndërmjet deputetëve të partisë në pushtet dhe atyre në opozitë.

Natën e shkuar, mes ligjvënësve janë shkëmbyer grushta për rreth 10 minuta me rradhë, ndërkohë që debatet kishte më shumë se 3 orë që vijonte në parlament. Disa deputetë kanë pësuar lëndime të lehta.

Qeveria e kryeministrit Davutoglu ka paraqitur një projekt – ligj që shton kompetencat e policisë, kompetenca më të mëdha gjatë kontrolleve dhe arrestimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas partive të opozitës këto ndryshime shkelin hapur të drejtat kushtetuese, por edhe një sërë ligjesh të tjera që garantojnë të drejtat e qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

E njëjta çëshje shërbeu edhe më 17 shkurt në mbrëmje për një tjetër përleshje mes deputetëve turq. 5 prej tyre u lënduan, 2 prej të cilëve përfunduan madje në spital.

Në këtë rast, ata madje kanë goditur njëri – tjetrin me karrige dhe me çekiçin e drunjtë e këmbanën që përdor kreu i parlamentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?