Grushti i shtetit, 43 fëmijë të vrarë Mianmar

Sulmeve të ushtrisë në Mianmar nuk i kanë shpëtuar as fëmijët pas grushtit të shtetit atje. Prej shkurtit numërohen 536 viktima nga përplasjet e armatosura, ku mes tyre janë 43 fëmijë.

Të paktën 43 fëmijë janë vrarë nga forcat e armatosura në Mianmar që prej grushtit të shtetit në muajin shkurt.

Të dhënat u bënë publike nga organizata e të drejtave “Save the Chlidren” teksa viktima me re në moshë ka qënë një 6-vjeçar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshmitarët thonë se ushtria ka sulmuar njerëz në mënyrë të rastësishme në rrugë, ndërsa disa janë vrarë në shtëpitë e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Familja e 6-vjeçares së vrarë thotë se ajo u qëllua nga policia teksa vrapoi drejt babait të saj gjatë bastisjes së shtëpisë së tyre në fund të Marsit.

“Ata trokitën në derë dhe kur dera u hap pyetën babain tim nëse ishte ndonëj person tjetër në shtëpi. Ai tha jo por ata e akuzuan se po gënjentë dhe nisën të kërkonin nëpër shtëpi. Atë moment motra vrapo drejt babait atëherë ata qëlluan drejt saj” tha motra 25-vjeçare e viktimës.

Mes viktimave janë edhe një 14 vjeçar që besohet se është qëlluar shumë pranë shtëpisë së tij dhe një 13 vjeçar i cili po luante në rrugë.

Organizatat e mbrojtjes së të drejtave ngrejnë shqetësimin se dhuna do të ketë ndikim në shëndetin mendor të fëmijëve pasi ata vuajnë nga stresi dhe frika.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?