Grushti i shtetit në Turqi, arrestohen 18 punonjës të Kryeministrisë
Si rrjedhojë e hetimeve për tentativën e FETÖ-s për grusht shteti, me urdhër të Prokurorisë së Ankarasë 18 punonjës në Kryeministrinë e Turqisë janë ndaluar në polici, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që gazetari i AA ka marrë nga zyrtarë të policisë, mësohet se ekipet policore kanë ndaluar 18 persona në bazë të një urdhri të Prokurorisë së Ankarasë. Në mesin e të ndaluarve thuhet se ka edhe specialistë të Kryeministrisë. Ndërkohë personat e ndaluar pas kontrollit shëndetësor pritet të dalin përpara gjykatësit për masën e arrestit.
KOHA JONË SONDAZH

