Grushti i shtetit në Turqi, burg përjetë për 337 të akuzuar

Gjyqi i nisur në gusht të vitit 2017 për tentativën e grushtit të shtetit në Turqi, ka dalë sot me vendimin për rreth 500 të akuzuarit e porfilit të lartë. Për 337 të pandehur u dhanë dënime të përjetshme për vrasje, shkelje të rendit kushtetues dhe përpjekje për të vrarë presidentin Erdogan. Ndaj gjashtëdhjetë të dyshuarve u dha dënimi me burg, ndërsa 75 u liruan.

Një gjykatë turke ka dhënë dhjetra vendime me burgim të përjetshëm për disa nga 500 të pandehurit e përfshirë në grushtin e shtetit, në 2016-ën. Midis të akuzuarve janë të përfshirë komandantët e ushtrisë dhe pilotët, të akuzuar për udhëheqjen e një përpjekjeje për grusht shteti , nga një bazë ajrore pranë Ankarasë. Për 337 të pandehur u dhanë dënime të përjetshme për vrasje, shkelje të rendit kushtetues dhe përpjekje për të vrarë Erdoganin. Ndaj gjashtëdhjetë të dyshuarve u dha dënimi me burg, ndërsa 75 u liruan.

Më shumë se 250 njerëz u vranë dhe mbi 2000 të tjërë mbetën të plagosur më 15 korrik të vitit 2016, që sipas shumë medieve turke, kjo ngjarje shënoi një pikë kthesë në politikën turke.

Gjyqi ishte i një profili të lartë, me interes të gjerë publik, dhe ndër më të mëdhenjtë në historinë e vendit. Me mijëra njerëz janë akuzuar për përfshirje në përpjekjen e grushtit të shtetit, për të cilin Ankaraja fajëson mbështetësit e predikuesit mysliman me qendër në SHBA, Fethullah Gulen.

Ish komandanti i forcave ajrore turke Akin Ozturk dhe ish-pilotë të tjerët në bazën ajrore Akinci u akuzuan për drejtimin e grushtit të shtetit dhe bombardimin e ndërtesave qeveritare, përfshirë parlamentin dhe përpjekjen për të vrarë presidentin Erdogan.

Agjencia e lajmeve turke Anadolu, shkruan se ndaj katër personave të tjerë, të quajtur “hoxhallarë civilë”, dhe të akuzuar për lidhje me rrjetin e Gulenit, u dhanë 79 dënime për akuzat e përpjekjes për të vrarë presidentin, vrasjes dhe tentativës për të përmbysur rendin kushtetues. Për pilotët e avionëve luftarakë F-16 u dhanë dënimet më të rënda nga drejtësia turke – burg përjetë pa mundësi të lirimit me kusht.

Shefi i atëhershëm ushtarak i Turqisë dhe tani ministër i Mbrojtjes, Hulusi Akar, dhe komandantë të tjerë u mbajtën rob për disa orë në bazë, natën e grushtit të shtetit. Ndërkohë, kleriku 79-vjeçar Gulen, i cili dikur ishte një aleat i Erdoganit, ka mohuar çdo rol në grushtin e shtetit. Gyleni ishte nga gjashtë të pandehurit që u gjykuan në mungesë. Deri më tani, rreth 292,000 njerëz janë arrestuar për lidhje të dyshuara me Gulen, gati 100,000 prej tyre të burgosur e në pritje të procesit gjyqsor, shkruan Anadolu.

SHKARKO APP