Guru dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e foshnjes dhe 4 grave

Një guru indian dhe 14 të tjerë  janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër grave dhe një fëmije 18 muajshe në vitin 2014.

Gjykata në Haryana dënoi Rampal javën e kaluar. Ai u shpall gjithashtu fajtor për një vrasje tjetër dhe do të dënohet në rastin të mërkurën.

Viktimat u mbytën pasi u mbyllën në një dhomë ndërsa mbështetësit e tij dhe policia u përplasën, tha gjykata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Guru pretendon se ka dhjetëra mijëra ndjekës në të gjithë Indinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dënimi u njoftua mes sigurisë së rreptë, raporton BBC.

Avokatët e Rampal thanë për BBC se do të apelonin kundër dënimit.

Çfarë ndodhi në vitin 2014?

Katër gratë dhe fëmija u gjetën të vdekur në një dhomë të vogël të mbyllur në ashram pas përleshjes së përgjakshme, ku të vdiqën të paktën gjashtë vetë.

Një grua tjetër e gjetur në të njëjtën dhomë u dërgua në spital por nuk mbijetoi. Dënimi për rastin e saj do të jepët të mërkurën (17 tetor).

Rampal u akuzua fillimisht për përfshirje në një rast vrasjesh që datojnë nga viti 2006. Por ai i mohoi akuzat dhe u lirua me kusht.

Autoritetet urdhëruan arrestimin e tij me akuzën e shpërfilljes pasi ai në mënyrë të përsëritur nuk u paraqit në gjykatë.

Guru nuk pranoi të dorëzohej në polici kur ata shkuan në në shtëpinë e tij Satlok Ashram në Barwala në nëntor 2014. Mijëra përkrahës të tij u përleshën me policinë dhe i ndaluan të hyjnë në ashram.

Më shumë se 200 persona u plagosën gjatë përleshjeve.

Policia akuzoi përkrahësit e armatosur të gurusë për mbajtjen e pengjeve, si edhe përdorimin e grave dhe fëmijëve si mburoja njerëzore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?