Guvernatori dorëhiqet pas akuzave për përdhunim
Një politikan i Koresë së Jugut, dikur kandidat për president është dorëhequr, pasi sekretarja e tij e akuzoi publikisht për përdhunim të vazhdueshëm ndaj saj
Në një postim në rrjetin social Facebook guvernatori Ahn Hee-jung “lutet ta falin” për “sjelljen idiote ” të tij dhe tha se mohimet e bëra nga zyra e tij nuk ishin të vërteta.
Kim Ji-eun, sekretarja e cila tha se ishte frymëzuar nga lëvizja #MeToo , e akuzoi atë për përdhunim 4 herë brenda 8 muajsh
Fushata #MeToo nisi të rritej ngadalë në Korenë e Jugut
“Unë i kërkoj falje të gjithëve, veçanërisht Znj.Kim Ji-eun,” tha z.Ahn. “Është faji im për gjithçka, ndaj unë sot dorëhiqem dhe do ndaloj të gjitha aktivitetet e mia politike.”
Policia po investigon lidhur me sulmet seksuale, të cilat z.Ahn nuk i ka specifikuar apo mohuar
z.Ahn, guvernatori i provincës jugore Chungcheong ishte një politikan me rëndësi.
Ai doli kundër presidentit të tanishëm Moon Jae-in duke kandiduar për president si anëtar i Partisë Demokratike Koreane në zgjedhjet për president të vitit 2017.
Pavarësisht humbjes që pësoi në ato zgjedhje, ai u pa si kandidati i mundshëm për të zëvendësuar presidentin aktual në zgjedhjet e 2022-shit
Lëvizja #MeToo (Edhe unë)
Të hënën mbrëma, znj.Kim u shfaq në televizionin lokal JTBC përt të dhënë një intervistë, ku akuzoi publikisht z.Ahn
Ajo akuzoi 54 vjeçarin për përdhunim 4 herë gjatë 8 muajve nga Qershori i 2017-s deri në Shkurt të këtij viti. Ajo gjithashtu deklaroi se ka edhe viktima të tjera
“Marrëdhëniet tona seksuale nuk ishin me konsensus dhe jam e sigurt që ai e di një gjë të tillë. Nuk isha në pozitë të tillë që të thoja : Jo”-tha znj.Kim në intervistë, sipas raportimit të Korea Times
Z. Ahn, i cili është i martuar, tha në deklaratën e tij të fundit se zyra e tij ka gënjyer kur ka deklaruar se lidhja fizike me sekretaren ka qenë me pëlqimin e të dyve.
Znj. Kim u shpreh se lëvizja #MeToo campaign, e cila shpërtheu nga akuzat për abuzim seksual në Hollivud, i dha asaj kurajon për të bërë përpara dhe për të treguar ç’kishte ngjarë
“Pasi lëvizja doli në dritë, z.Ahn nisi të bëhej ankthioz” tha znj.Kim në intervistë-“Më 25 Shkurt ai më thirri në zyrën e tij dhe më kërkoi ndjesë, por më pas e bëri sërish”
Fushata, e cila ka mijëra përdorues të cilët kanë ndarë eksperiencat e tyre të sulmeve seksuale, është shpërndarë në mbarë botën.
U desh kohë të vinte në Korenë e Jugut, por kohët e fundit rrëfime nga shumë gra po dalin në dritë
Në Janar, prokurorja Seo Ji-hyun deklaroi se ishte abuzuar seksualisht nga një zyrtar i ministrisë së Drejtësisë
Regjisori 36 vjeçar Lee Hyun-ju, dha dorëheqjen nga filmat pasi u shpall fajtor në Dhjetor, se kishte abuzuar seksualisht me një aktore
Drejtori i njohur i teatrit Lee Yoon-taek kërkoi ndjesë për ngacmim seksual ndaj aktoreve për një periudhë më shumë se 18-vjeçare, por mohoi të ketë përdhunuar dikë
KOHA JONË SONDAZH

