Guvernatori i Bankës së Hungarisë: Euro ka qenë një “gabim strategjik”!

“Euro ka qenë një “gabim strategjik”!” – Kështu është shprehur Guvernatori i Bankës së Hungarisë, Gyorgy Matolcsy, në një artikull të botuar nga Financial Times. Nën drejtimin e kryeministrit Viktor Orban, Hungaria ka ndjekur politikën e saj ekonomike, duke promovuar rritjen ekonomike, të udhëhequr nga eksporti si dhe duke hequr dorë nga adoptimi i euros për të ruajtur konkurrencën, ndërsa tani krenohet me nivelin prej 3,4% të papunësisë dhe ekonominë e 14-të më pak të pabarabartë në botë.

“Dy dekada pas lançimit të euros, shumica e shtyllave të nevojshme, për një monedhe të suksesshme globale, të cilat janë një shtet i përbashkët, një buxhet që mbulon të paktën 15-20 përqind të produktit të përgjithshëm bruto të zonës së euros dhe ministri i financave të eurozonës, ende mungojnë, ” ka theksuar Matolcsy.

Bankeri Qendror Hungarez, mbështet reformën e mbrojtur nga një prej kritikëve më të ashpër të Hungarisë, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili paraqiti pikërisht një axhendë me një sërë reformash për eurozonën, të cilat u refuzuan nga Gjermania dhe Hollanda.

Duke kujtuar se Euro ishte një kompromis politik, përmes të cilit Franca u përpoq të përmbante të njëjtën linjë me qeverinë gjermane, Matolczy argumenton se monedha e vetme ka qenë një gabim. Nga njëra anë, ajo i ka siguruar motorit ekonomik gjerman një monedhë të dobët duke e kthyer atë në një “makinë eksporti globale”.

“… Ka ardhur koha të zgjoheni nga kjo ëndërr e dëmshme dhe e pafrytshme,” argumenton Matolczy, duke e quajtur euros “një kurth” nga i cili anëtarët e eurozonës duhet të largohen.

/ SCAN

SHKARKO APP