Guvernatori i Nju Jorkut: Jemi të gjithë në karantinë, qëndroni në shtëpi

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo njoftoi ditën e sotme se të gjithë të punësuarit tashmë duhet të qendrojnë në shtëpi , duke e quajtur atë masën më drastike që mund të merrtte pasi ai tha se i gjithë shteti i Nju Jork është i izoluar.

Kjo nuk është jeta si zakonisht. Pranojeni atë, realizojeni atë, dhe merreni me të,” tha Cuomo. Ai u kërkoi qytetarëve të qëndronin në banesat e tyre për të mbrojtur shëndetin fizik dhe mendor.

”Ne jemi të gjithë në karantinë’, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga e premtja në mëngjes, rastet me COVID-19 të shtetit të Nju Jorkut kishin tejkaluar shifrat 7,100, duke përbërë gati gjysmën e të gjitha rasteve të konfirmuara në vend deri më tani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në total në SHBA janë shënuar 223 viktima dhe 16,489 të infektuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?