FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Habit presidenti i Filipineve: Më vrisni nëse filloj të bëhem diktator

Rodrigo Duterte, presidenti i Filipineve i njohur për deklaratat e tij të forta, ka lëshuar me sazhin e radhës. Ai ka kërkuar ta qëllojnë për vdekje atë, nëse ndonjëherë ndjek ambiciet diktatoriale dhe qëndron në pushtet më shumë se sa lejon kushtetuta.

“Nëse unë mbaroj dhe dëshiroj të bëhem diktator, më gjuaj, nuk po bëj shaka”, tha presidenti të hënën.

“Nëse e zgjas afatin tim edhe për vetëm një ditë, tani po kërkoj nga Forcat e Armatosura të Filipineve dhe Policisë Kombëtare të Filipineve që të mos më lejojnë mua apo këdo tjetër të biem  ndesh me kushtetutën”, paralajmëroi Duterte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një “detyrë solemne” e ushtrisë dhe policisë për të mbrojtur kushtetutën, e cila përcakton një mandat gjashtëvjeçar të vetëm presidencial.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është puna juaj për të mbrojtur kushtetutën dhe për të mbrojtur popullin”, tha Duterte. Presidenti tha se ushtarët lejohen të përdorin të gjitha municionet e tyre për ta hequr atë nëse është e nevojshme, raportoi Rappler.

Teksa mandati i tij si president i vendit skadon në vitin 2022, Duterte më parë shpërndau spekulime sipas të cilave do të ndryshonte Kushtetutën e vendit në mënyrë që të siguronte një mandat të dytë presidencial.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?