Habit Presidenti i Nikaraguas, Daniel Ortega: Koronavirusin na e ka dërguar Zoti

Presidenti në Nikaragua ka befasuar jo pak me deklaratën e tij gjatë një daljeje në televizion, ku tha se koronavirusi është shenjë nga Zoti.

Sipas tij koronavirusi është një shenjë nga Zoti kundër militarizmit dhe sundimit.

Daniel Ortega, 74-vjeç, u rishfaq në publik pas një muaji mungesë dhe pohoi se Nikaragua ka pësuar vetëm një vdekje nga pandemia dhe se tre rastet e konfirmuara të vendit sipas tij, ishin “të importuar”.

Siç raporton “The Guardian”, Ortega ndryshe nga shtetet e tjera, ka refuzuar të miratojë masat për distancimin shoqëror dhe bllokim.

Ai madje ka inkurajuar shtetasit e tij që të marrin pjesë në tubime masive.

“Nikaraguasit nuk janë të ndaluar që të punojnë, sepse nëse ky vend ndalon së punuari, vdes“, tha Ortega.

Ortega gjatë daljes së tij në televizion, kritikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se po mban emigrantët nikaraguan në kushte të këqija dhe madje nuk mund të sigurojë sipas tij kujdes shëndetësor as për qytetarët e vet.

“Fuqia më e madhe në Tokë nuk është në gjendje të sigurojë qytetarët e saj në qytete në Shtetet e Bashkuara. Ka mungesë të shtretërve dhe pajisjeve mjekësore, sepse kujdesi shëndetësor nuk është i disponueshëm për njerëzit, për të varfërit në vendet e zhvilluara”, tha ai.

SHKARKO APP