Haga me vendim historik: Jo kanabis në qendër të qytetit
Haga bëhet qyteti i parë holandez që ndalon tymosjen e kanabisit në qendrën e tij, në stacionet e metrosë dhe zonat kryesore tregtare, lëvizja më e fundit e autoriteve holandeze për të kufizuar politikën tradicionale të tolerancës.
Autoritetet lokale, gjatë dy javëve të ardhshme do të shpërndajnë postera, edhe në gjuhën angleze, në kafenetë dhe rrugët e qytetit, për të informuar banorët e turistët, e më pas për shkelësit do të ketë gjoba të forta.
Në Amsterdam dhe Rotterdam, për arsye të ngjashme kanabisi është ndaluar të përdoret rreth shkolla dhe këndeve të lojërave, e këto qytete kanë marrë masa për reduktimin e kafeneve që e shesin atë.
Kafenetë në Holandë mund të shesin, por jo të prodhojnë kanabis, diçka që i krijon mundësi fitimi trafikantëve. Prandaj, qeveria holandeze ka nisur një projekt pilot në 10 komuna për kultivimin e bimës argëtuese nga fermerët lokalë.
KOHA JONË SONDAZH

