Haga: Na fal Milosheviç, ti nuk kishe faj
Gjykata ndërkombëtare për krime për ish-Jugosllavinë në Hagë ka vendosur që ish-presidenti tashmë i vdekur i Serbisë, Slobodan Millosheviç nuk ishte përgjegjës për krimet që u kryen gjatë viteve 1992-95 në luftën e Bosnjës, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Në një vendim të papritur, trupi gjykues që dënoi Radovan Karagjiçin për krime lufte me 40 vite burgim, në mënyrë unanime ka dalë në përfundimin se Slobodan Millosheviçi nuk ishte pjesë e “grupit kriminal” që vrau myslimanët dhe kroatët në Bosnjë.
Sipas trupit gjykues, nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë se Slobodan Millosheviçi ishte pajtuar me planin e Karagjiçit për të spastruar Bosnjën nga myslimanët dhe kroatët.
KOHA JONË SONDAZH

