Hahn: Do ndihmojmë që zgjedhjet e prillit të jenë të lira e të ndershme
Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Europian JohannesHahn, gjatë një interviste për gazetën austriake "Der Standard" ka folur për Samitin e Vjenës, problemin e refugjatëve dhe për disa tema të rëndësishme në Maqedoni.
"Opozita javën e ardhshme duhet që të kthehet në Parlament. Pastaj do të emërohet Prokurori Special. Në lidhje me këtë po avancohet nga të gjitha partitë. Ne, BE dhe familja ndërkombëtare do të japim kontributin tonë që zgjedhjet e prillit të jenë të lira dhe të ndershme", ka thënë ndër të tjera Hahn.