FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hajduti 23 vjeçar shqiptar bie nga ballkoni, karabinierët e çojnë në spital

Ai u ngjit në ballkonin e katit të parë të një shtëpie me qëllim për të hyrë në banesë përmes derës. Planet e një hajduti të ri shqiptar dështuan natën e 31 janarit në Vicenza në Cantù, në portat e zonës së Brianza.

I riu u përpoq të largohej kur pikasi pronarin në pjesën e brendshme të banesës.

Për fat të keq për të, ai nuk ishte një hajdut akrobat dhe vuri veten seriozisht në vështirësi në përpjekje për të rënë nga ballkoni, duke tërhequr vëmendjen e gruas që zotëron banesën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krimineli, një shqiptar 23 vjeçar, u gjet me dhimbje në oborrin e shtëpisë. Për karabinierët, nuk ishte e vështirë për ta ndaluar dhe arrestuar atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vend që të dërgohet në burg, karabinierët kërkuan menjëherë një ambulancë duke e çuar me urgjencë në spital.

Ai do të qëndrojë disa ditë në spital, por kjo nuk do të thotë se do t’ia hedhë drejtësisë italiane. Akuzat ndaj tij, janë ato të vjedhjes së rënduar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?