FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hakerët vjedhin 6 milionë dollarë në Rusi pas sulmit në sistemin e pagesave

Disa hakerë kanë arritur që të vjedhin 339.5 milionë rubla (apo 6 milionë dollarë), përmes një sulmi ndaj një sistemi të pagesave ndërkombëtare SWIFT vitin e kaluar, ka njoftuar Banka Qendrore e Rusisë.

Banka ka thënë se i është dërguar informacion për një “sulm të suksesshëm në një sistem operues SWIFT”, që ka rezultuar me 339.5 milionë rubla të vjedhura.

Një zëdhënëse e SWIFT-it, sistem ky që përdoret çdo ditë për të transferuar triliona dollarë, ka refuzuar që të komentojë rreth këtij rasti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vitin e kaluar, SWIFT ka thënë se vjedhjet dixhitale kanë qenë në rritje, me hakerët që përdorin metoda të sofistikuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në dhjetor, hakerët tentuan që të vjedhin 55 milionë rubla nga banka ruse Globex, ndërsa hajdutët dixhitalë arritën të vjedhin 81 milionë dollarë nga Banka e Bangladeshit në shkurt të vitit 2016.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?