“Hakmarrja është e pashmangshme,” udhëheqësi i Iranit kërcënon në twitter ish-presidentin Trump
Udhëheqësi i Iranit, Ali Khamenei, ka hedhur në Twitter një postim i cili ngjan me një thirrje për sulm ndaj Donald Trump, si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vitit të kaluar të komandantit të lartë ushtarak të Iranit.
Postimi përmban një përshkrim të një personi që i ngjan ish-presidentit amerikan, duke luajtur golf nën hijen e një aeroplani lufte, shkruan BBC.
“Hakmarrja është e pashmangshme,” thuhet krahas postimit.
Disa përdorues të Twitter kanë bërë thirrje që gjiganti i mediave të pezullojë llogarinë e Ajatollah Khamenei.
Postimi në llogarinë e tij i referohet Gjeneralit Qasem Soleimani, i cili u vra nga një dron amerikan në Bagdad një vit më parë.
Nën udhëheqjen e Soleimani, Irani kishte forcuar grupet militante pro-iraniane, kishte zgjeruar praninë e tij ushtarake në Irak dhe Siri dhe kishte orkestruar ofensivën e Sirisë kundër grupeve rebele në luftën e saj civile për një kohë të gjatë.
Irani u përgjigj duke lëshuar një raketë ajrore dhe paralajmëroi për sulme të mëtejshme. Ajatollah kihte thënë në atë kohë se “hakmarrja e ashpër i pret kriminelët.”
Twitter ende nuk ka reaguar ndaj këtij postimi, por ka nxitur reagimet e përdoruesve të ndryshëm të platformës.
“Si është e mundur që ky psikopat të bëjë thirrje haptas për vrasjen e një ish-presidenti dhe të mos përjashtohet nga Twitter,” shkroi një përdorues në anglisht.
“Trump ndalohet, por ky postim është krejtësisht në rregull? A është kjo një shaka,” shkruan një tjetër.