FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Hakmarrje” edhe në rrjetet sociale, Facebook fshin dhjetëra llogari ruse

Tensionet mes dy vendeve duket se vijojnë edhe në rrjetet sociale. Facebook njofton se ka fshirë dhjetëra faqe ruse që në Shtetet e Bashkuara janë paditur për aktivitet politik, me qëllim që të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale amerikane më 2016.

Facebook ka njoftuar se ka fshirë 70 llogari, 138 faqe dhe 65 llogari në Instagram, duke shtuar se 95 për qind e tyre ishin në gjuhën ruse.

Thuhet se llogaritë dhe faqet e fshira kishin një milion ndjekës në Facebook dhe 500 mijë në Instagram. Ndjekësit e këtyre faqeve kryesisht ishin nga Rusia, Ukraina dhe shtetet tjera të afërta, si Azerbajxhani dhe Uzbekistani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në faqet e fshira nga Facebook kryesisht diskutohej për çështjet politike lokale dhe ndërkombëtare dhe promovohej kultura ruse dhe turizmi, ka njoftuar Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?