Hakmerret Kenia, sulmon grupin al-Shabab pas masakrës
Sulmet nisën mbrëmjen e së dielës, me shkatërrimin e plotë të dy kampeve. Aeroplanët luftarakë të Kenias bombarduan sot bazat e grupit militant islamik al-Shabab në Somalinë fqinje. Avionët luftarakë kishin në shënjestër dy kampe në rajonin Gedo, që përdoreshin nga al-Shabab për të kaluar në Kenia. Zëdhënësi i ushtrisë Kenyan David Obonyo tha për BBC, se sulmet nisën mbrëmjen e të dielës, me shkatërrimin e plotë të dy kampeve.
Ky është reagimi i parë nga Kenia pas sulmit makabër të militantëve al-Shabab, në një universitet, ku mbetën të vrarë 148 persona, shumica studentë. Presidenti Uhuru Kenyatta ishte zotuar se do t’i përgjigjej sulmit "në mënyrën sa më të ashpër të mundshme". Sulmi në Universitetin Garissa, rreth 150 km (90 milje) larg nga kufiri i Somalisë, ishte vdekjeprurës. Fotot e studentëve të vrarë u publikuan një ditë më parë dhe krijuan shumë debat në medie, mbi faktin se a duhej të publikohej një masakër e tillë.
Al-Shabab që është një grup i lidhur me al-Kaedan, thotë se është në luftë me Kenian, dhe dëshiron që ajo të tërheqë trupat e dërguara në Somali në 2011-n, për të ndihmuar qeverinë e dobët në Mogadishu të luftojë militantët.
KOHA JONË SONDAZH

