Halloween, bota “pushtohet” nga krijesat e frikshme

Mijëra vetë, me kostume e “make up”-e të frikshme, rikrijuan skena drithëruese në bulvardin e Santa Monikës, me rastin e karnavaleve të përvitshme të Halloween. E konsideruar si një prej paradave më të mëdha të Halloween në botë, ajo grumbullon mijëra qytetarë nga Los Angeles dhe e gjithë bota, me kostume nga më të tmrrshmet dhe mirëpunuarat.

Një burrë i spërkatur me gjak të rremë dhe me një sëpatë në dorë dukej se i kishte buzët e qepura me tel, ndërsa një tjetër kishte pikturuar krahë gjigande që i hapeshin në të gjithë trupin. Hetimet për “impeachment” kundër Donald trump frymëzuan gjithashtu një grup pjesëmarrësish:“Të gjithë e dinë se nuk e kam bërë, përveç meje. Gjithçka do të kalojë, gjithçka do të shkojë mirë”.

Të tjerë ishin kthyer në “zombie” dhe shtriga, por nuk mungonin as personazhet e përrallave, si Aladini e Jasmine. Parada e Nju Jorkut është gjithashtu mes më të famshmeve në mbrëmjen kur kujtohen të vdekurit. Krijesat e kobshme e të çuditshme pushtuan rrugët në një marshim që nisi ngaGreenwich Village, nën masa të rrepta sigurie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në Londër, tema dominuese e këtij Halloween ishte Brexit. Boris Johnson është ringritur nga varri, për të çuar Britaninë përpara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?