Hamasi hiqet nga lista e organizatave terroriste prej Gjykatës Evropiane

Drejtësia evropiane anuloi për mungesë proceduriale vendosjen e lëvizjes palestineze Hamas në listën e organizatave terroriste të BE-së, por duke i mbajtur të ngrira të ardhurat e kësaj organizate në Evropë.

Gjykata theksoi se “ky anulim nuk ka të bëjë me asnjë rivlerësim të cilësimit të lëvizjes Hamas si grup terrorist”. BE-ja e kishte vendosur Hamasin në listën e zezë në dhjetor 2001.

“Këshilli ka tre muaj që të marrë një vendim të ri mbi ngrirjen e fondeve, ose dy muaj për të vajtur në apel në Gjykatën e BE-së kundër këtij vendimi”, shtoi drejtësia evropiane në një komunikatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në saj të padisë të deponuar nga Hamasi, Gjykata konstatoi se “vendosja e tij në këtë listë nuk bazohet në fakte të ekzaminuara dhe mbështetur në vendimet e autoriteteve kopetente kombëtare, por është bazuar në elemente të nxjerra nga shtypi dhe interneti”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?