Hannah, vajza e manjatit britanik që u mbyt në jaht, një nga studentet më të mira në Angli

Pas kërkimeve të shumta, të premten e 23 gushtit u gjet dhe trupi i fundit nga mbytja e jahtit në Siçili, që ishte i vajzës së Mike Lynch, 18-vjeçares Hanna.

18-vjeçarja Hannah sapo kishte fituar testin e nivelit A në gjuhën angleze dhe këtë vit do të niste studimet në Universitetin e Oksfordit. Në moshën 16-vjeçare, ajo kishte lexuar Joyce, Faulkner and Nabokov.Ajo e donte letërsinë, mësimin dhe jetën. Hannah ishte shumë e emocionuar që do të studionte anglisht në Oksford, një qëllim për të cilin kishte punuar kaq shumë.

Kur ajo fitoi vendin e saj, Hannah kërkoi çdo anëtar të departamentit të lartë të anglishtes Latymer për t’i falënderuar ata individualisht. Krahas Hannah dhe Mike Lynch, të tjerët të vrarë në incident ishin kryetari i Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer dhe gruaja e tij, Judy; Chris Morvillo, një avokat i Clifford Chance, dhe gruaja e tij, Neda dhe shefi i jahtit, Recaldo Thomas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?