Hapësira ligjore/ Tatimori ndërron gjininë që të dalë në pension 5 vite më herët!

Një funksionar publik ka vendosur që të shfrytëzojë paqartësinë që ofron ligji për të përfituar më herët pensionin. Sergio Lazarovich nuk është shquar si i varur nga puna. Madje është e kundërta e sipas kolegëve të tij, funksionari i tatimeve në Argjentinë ka kaluar më shumë kohë pushim sesa në zyrë.

Skema e fundit e ideuar nga 60 vjeçari është e pazakontë: punonjësi i Saltas, një qytet në veri-perëndim të Argjentinës, ndryshoi gjininë e tij në zyrën e gjendjes civile duke e bërë emrin nga Sergio në Sergia, për të shfrytëzuar ligjin që lejon gratë që të dalin në pension në moshën 60 vjeçare.

Paqartësia e ligjit

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke cituar mediat e Agjentinës, “Corriere” shkruan se si rregull Lazarovich duhej të kishte punuar edhe 5 vite të tjera, por ndryshimi i gjinisë i ka lejuar që ta lerë punën më herët e të përfitojë pensionin. Ai ka shfrytëzuar dykuptimësinë e ligjit të vendit amerikano-jugor që parashikon të drejtën e transgender për të ndryshuar gjininë e tyre në regjistrat e gjendjes civile pa pasur detyrimin që të dëshmojnë se i janë nënshtruar operacionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lazarovich ka qenë i martuar dhe është divorcuar dy herë, ka fëmijë e aktualisht jeton me një grua më të re se ai.  Kjo histori ka indinjuar vendin e mbi të gjitha nuk i ka pëlqyer kolegëve të tij të punës. Indinjata ka përfshirë edhe punonjësit e Gjendjes Civile, drejtuesi i të cilës ka deklaruar se në këtë rast kemi të bëjmë me një abuzim me të drejtat e pensionit dhe me ligjin mbi identitetin.

http://www.corriere.it/esteri/18_marzo_22/cambia-sesso-anticipare-pensione-fannullone-sergio-indigna-argentina-8d2b082c-2dbf-11e8-815d-5b935dd8b5ba.shtml

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?