Hapet Forumi i Katërt Ekonomik mes Kinës dhe 16 vendeve të EQJL-së në Beograd

 Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç hapi sot pasdite Forumin e Katërt Ekonomik mes Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Kryeministri serb përshëndeti pjesëmarrësit dhe shtoi se ishte krenar që takimi zhvillohej në Beograd, një vend, sipas tij, ku takoheshin ekonomitë e Lindjes dhe Perëndimit.

”Rritja ekonomike është prioritet për vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore dhe investimet dhe reformat janë parakushte për të”, theksoi Vuçiç.

”Investimet janë një qëllim për këtë rajon dhe ne kemi nevojë për besim, çka përbën esencën e këtij forumi”, shtoi ai.

”Parakushti i dytë, reformat, varen nga ne. Ne duhet të reformohemi dhe të ndryshojmë veten tonë. Askush nuk do të investonte te ne nëse ne nuk do të investonim te vetja jonë”, deklaroi kryeministri serb.

SHKARKO APP