Hapet për lutje xhamia më e madhe në Turqi (VIDEO)

Xhamia më e madhe në Turqi, ndërtimi i së cilës ka filluar në vitin 2013, është hapur këtë të enjte për lutje në Turqi. Hapja për besimtarët e Xhamisë Çamlëxha, e cila është ndërtuar në kodrën më të lartë të Stambollit, përkoi me natën e shenjtë të nisjes së muajit të Regaibit sipas kalendarit islam.

Orët e para të mëngjesit të së enjtes u thirr ezani i parë në Xhaminë me kapacitet prej 63 000 vendesh dhe më pas u fal edhe namazi i sabahut. Krahas besimtarëve të shumtë, në falje mori pjesë edhe ish-kryetari i Parlamentit të Turqisë, Binali Yildirim, i cili kandidon për kryetar të Bashkisë së Stambollit në zgjedhjet që do të mbahen më 31 Mars.

Yildirim tha për gazetarët se inaugurimi zyrtar i xhamisë më të madhe në vend do të bëhet nga Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan. “Është një vepër madhështore. I shpreh falënderimet Presidentit tonë për vullnetin që ka treguar për t’i dhënë Stambollit një vepër të bukur. Po ashtu në emër të banorëve të Stambollit shpreh falënderimet për të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e xhamisë nga drejtuesit e projektit, arkitektëve dhe tek të gjithë qytetarët kontribues. Xhamia është me të vërtetë një punë e mrekullueshme që do t’i shtojë bukuri madhështisë së Stambollit. Hapja zyrtare do të bëhet më vonë nga Presidenti ynë”, tha Yildirim, i cituar nga Agjencia e lajmeve “AA”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Çamlıca Camii'nde İlk Ezan Okundu | Havadan Görüntüler

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?