Hapja e shkollave në Europë, mes “normalitetit” dhe masave strikte të qeverive

Shkollat do të hapen me masa strikte. Spanjën e presin muaj tepër të vështirë nga pandemia koronavirus. Paralajmërimi është lëshuar nga kryeministri, Pedro Sanchez, i cili u kërkoi ministrave të tij mobilizim më të shpejtë për të luftuar përhapjen e Covid-19.

Edhe shtete të tjera europiane po bëhen gati që nga shtatori të nisin vitin e ri shkollor në atë që po konsiderohet normaliteti i ri. Qeveritë kanë punuar prej muajsh për një plan që garanton siguri për shëndetin e fëmijëve. Franca do ta bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura për mësuesit dhe nxënësit mbi 11 vjeç. Pritet që kufizimet për numrin fëmijëve në klasa dhe udhëzimi për distancimin fizik të hiqen.

Sa i përket Gjermanisë, institucionet arsimore po shtojnë masat higjieno-sanitare, por mbajtja e maskës nuk është e detyrueshme në shkolla. Mësimi ka filluar, por dy shkolla janë mbyllur në vend pas konfirmimit të disa rasteve. Edhe Italia ka vendosur masa strikte për vitin e ri shkollor. Duhet të ruhet distanca sociale prej të paktën 1 metër dhe mbajtja e maskës është e detyrueshme si për mësuesit ashtu edhe për nxënësit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?