Harroi vogëlushen brenda në shtëpi, 3-vjeçarja bie nga kati i pestë dhe humb jetën (Foto)

Një vajzë e vogël, vetëm 3 vjeçe ra nga ballkoni i shtëpisë së saj në katin e pestë, duke gjetur vdekjen. Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e së mërkurës së 4 nëntorit, në sheshin Fossatello, të Genovas në Itali.

Nga hetimet paraprake rezultoi se vogëlushja ishte mbështetur në ballkon dhe prej andej ra në zbrazëti.

E mitura e cila ishte vajza e një çifti emigrantësh nga Bangladeshi, në momentin e ngjarjes ishte vetëm në shtëpi, pasi nëna kishte shkuar për të marrë djalin nga kopshti.

Gruaja e kishte lënë vajzën vetëm në shtëpi, për të shmangur temperaturat e ftohta, por kur u kthye u përball me skenën e rëndë.

SHKARKO APP