Harta e re e Ballkanit, sipas Presidentit të Republikës Srpska

Presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik pa hezituar fare nga reagimet publike, ndan Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën.
Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Wellen, Millorad Dodik tha se Republika Srpska nuk do të organizojë referendum për shkëputje nga Bosnje-Hercegovina. Por vetëm për momentin, sepse pavarësia e Republikës Srpska, ndarja e kësaj pjese nga Bosnja dhe bashkimi me Serbinë, mbeten “ëndërr e tij”. Millorad Dodik pohon se Bosnje-Hercegoivna e tanishme “nuk do ta mbijetojë” në formën e tanishme. Për dallim prej shumë politikanëve të tjerë serbë, Dodik nuk heziton fare edhe nga ndarja e Kosovës dhe e Bosnjes. Në intervistën për DW, të zhvilluar nga Zorica Ilic dhe Bahri Cani, Dodik vizaton madje edhe kufitjë e ri të këtyre vendeve.
“Serbia e Madhe” sipas Millorad Dodikut!
Inçizimi i intervistës ku Dodik vizaton kufi të rinj në Ballkan ka zgjuar interesim të madh në shumë media të Serbisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Kroacisë. Ka reaguar edhe kabineti i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili kundërshton ndryshimin e kufijëve në Ballkan.  Vizatimin e hartave e ka kundërshtuar edhe lideri i Ligës së Socialdemokratëve në Vojvodinë, Nenad Çanak, i cili tha se “vizatimet e këtilla ta kujtojnë fillimin e tragjedive të tmerrshme nga fillimi i viteve 90-të”.
“Millorad Dodiku po luan me zjarrin që do ta përbinte edhe ate vet“, thotë Çanak. Në serialin e intervistave me liderët e Bosnje-Hercegovinës (Bakir Izetbegoviq, Dragan Çoviq, Mlladen Ivaniq dhe Millorad Dodik), ata prashikojnë të ardhme të vështirë për vendin e tyre. Të gjithë ankohen për bllokimin e institucioneve dhe asnjë prej tyre nuk sheh ndonjë zgjidhje të shpejtë të problemeve, sepse të gjitha vendimet merren me konsensus.
Bosnjaku Izetbegoviq dhe kroati Çoviq do ta njihnin pavarësinë e Kosovës, por këtë e pamundëson kundërshtimi i palës serbe në institucione.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?