Helikopteri ushtarak bie në Katar, 7 viktima dhe mes tyre një ushtar turk
Shtatë persona humbën jetën pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Katar, sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Katar.
Autoritetet bënë të ditur se helikopteri pësoi një defekt teknik gjatë një misioni rutinë dhe u rrëzua në një zonë detare të vendit.
Më pas u konfirmua se mes viktimave ishte edhe një anëtar i Forcave të Armatosura turke, ndërsa në bord ndodheshin edhe dy shtetas turq, punonjës të kompanisë ASELSAN.
Sipas një njoftimi të publikuar në rrjetin social X, operacionet e kërkim-shpëtimit në ujërat territoriale të Katarit çuan në gjetjen dhe identifikimin e të shtatë personave që ndodheshin në helikopter.
KOHA JONË SONDAZH

