Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 14:56 168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit Studentët janë mbledhur sërish para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke shënuar ditën e 168-të të protestës. Me pankarta dhe thirrje si “Dorëheqje” dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Hendeku mes të pasurve dhe të varfërve po rritet”, paralajmërimi i FMN-së: Sinjal i rrezikshëm

Bota E hënë, 20 Janar 2020 09:12
“Hendeku mes të pasurve dhe të varfërve po rritet”, paralajmërimi i FMN-së: Sinjal i rrezikshëm
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Deutsche Welle

Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve po rritet, brenda shumë vendeve dhe midis vendeve të botës. Pabarazia mund të çojë edhe në kriza ekonomike, paralajmëron FMN-ja.

Pabarazia mund të çojë edhe në kriza ekonomike. Kjo konfirmohet nga një studim i Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilin e prezantoi shefja e FMN, Kristalina Georgieva. Të ardhurat dhe pasuria janë të shpërndara në mënyrë shumë të pabarabartë – dhe hendeku po zgjerohet. Ky, thotë Kristalina Georgieva, është “një sinjal i rrezikshëm”. Ky zhvillim mund të ketë pasoja fatale. “Kur pabarazia rritet, zakonisht është një parashikim i besueshëm i një krize financiare”, tha shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ky është rezultat i një studimi të gjerë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, FMN, të cilit i referohet Georgieva. Ajo sheh në horizont një krizë financiare dhe ekonomike – dhe gjithashtu shikon, se hendeku mes të varfërve dhe të pasurve po zgjerohet në të gjithë botën. Detyra e madhe e shoqërisë është krijimi i një sistemi financiar që përfshin shumë më tepër njerëz, që i nxjerr ata nga varfëria dhe i lejon të marrin pjesë në mirëqenie.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rreziku i trazirave publike

Georgieva kujtoi se “pabarazia e tepërt parandalon rritjen, ajo minon themelet e një vendi”. Dhe kjo rrezikon të shkatërrojë konsensusin shoqëror. “Kjo shkatërron besimin në institucionet. Dhe mund të ushqejë rrymat populiste dhe të çojë në trazira publike”, tha shefja e FMN. Si rezultat, shumë qeveri kërkojnë zgjidhje të shpejta dhe shpërndajnë dhurata për qytetarët – por kjo shumicën e herëve keqëson problemin.
Kristalina Georgieva ka reputacionin që është energjike dhe këmbëngulëse për çështje që i ka për zemër. Bullgarja e drejton Fondin Monetar Ndërkombëtar që nga 1 tetori. Para kësaj, ajo ishte numri dy i Bankës Botërore si Kryetare e Kryesisë, dhe gjithashtu ka punuar për shumë vite në Komisionin Evropian.

Mund t'ju interesojë

Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë më shumë sesa Ukrainën

Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë m...

Para 2 orësh
Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë ambasadës franceze

Alarm në Dublin gjatë samitit europian: Policia çaktivizon pajisje shpërthyese pranë am...

Para 2 orësh
Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritur...

Para 5 orësh

Studimi i FMN-së i paraqitur tani merr nën lupë lidhjen midis krizave ekonomike dhe pabarazisë gjatë 150 viteve të kaluara. Rezultati është i qartë: pa përjashtim, hendeku mes të ardhurave dhe pasurisë është thelluar, para ardhjes së kolapseve ekonomike. Kështu ka ndodhur para recesionit të bursës në vitin 1929, si dhe para krizës financiare më 2007. Dhe vitet “e zhurmshme njëzet”, vitet 1920, janë sipas studimit shembulli më i mirë i zhvillimit të gabuar social dhe ekonomik. Progresi teknologjik çoi fillimisht gjoja në një “epokë të artë” dhe më pas në katastrofë. Prandaj detyrën e saj në këtë dekadë Kristalina Georgieva e ka të qartë: “Ne duhet të parandalojmë që vitet 2020 të bëhen një përsëritje e viteve 1920”.

Paga pa kufi në sektorin financiar

Atëherë çfarë duhet bërë? Pabarazia midis vendeve është bërë më e vogël, gjë që ka çuar në zhvillim dhe mirëqënie më të madhe. Por problemi e rreziku qendron tek pabarazia brenda vendeve. Dhe njëri nga shkaqet është industria e financave. “Pagat pa kufi në sektorin financiar mund të çojnë në një sistem që i shërben vetes më shumë sesa shoqërisë.”
Studimi i FMN e kishte treguar qartë këtë: sa më thellë të shtrihet sektori financiar, sa më e madhe të jetë pjesa e tij në ekonomi, aq më i madh është ndikimi i tij në vendimet politike, aq më shpejt rritet pabarazia. Detyra është të rishkruhen rregullat dhe t’u jepet qasje më shumë njerëzve në sistemin e financimit. Kjo përfshin lehtësimin e huave për ndërmarrjet e vogla, sepse huatë për ndërmarrjet e mëdha rritin pabarazinë. Dhe për Georgievën një gjë është veçanërisht e rëndësishme: “Mënyra më e mirë për të zvogëluar pabarazinë e të ardhurave është t’u jepet grave qasje më e mirë në mjetet financiare.” Georgieva njoftoi se FMN do të mbajë parasysh përfundimet e studimit, kur të mbështesë projektet financiare në të gjithë botën.

Etiketat e lidhura

Deutsche WelleFMNte pasurte varfer
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit
Para 4 minutash

168 ditë protestë, studentët dhe qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS
Para 13 minutash

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS
Para 20 minutash

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 1 ore

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.