FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hero apo diktator? Nayib Bukele ndryshon Kushtetutën, mund të qëndrojë President përgjithmonë

Kongresi i El Salvadorit ka miratuar një reformë kushtetuese që heq kufizimet për mandatet presidenciale, duke i hapur rrugën presidentit aktual Nayib Bukele të rikandidojë për një numër të pakufizuar mandatesh.

Miratimi i reformës u bë me votat e 57 deputetëve të partisë në pushtet Ide të Reja, ndërsa vetëm tre deputetë të opozitës votuan kundër. Shumë kritikë e kanë cilësuar këtë si një hap drejt konsolidimit të pushtetit të një partie të vetme dhe një goditje ndaj demokracisë. ”Faleminderit që po shkruani historinë, kolegë deputetë”, tha Ernesto Castro, kryetari i Asamblesë Legjislative dhe aleat i Bukeles, pas numërimit të votave.

Nayib Bukele ka fituar mbështetje të gjerë popullore për shkak të fushatës së tij të ashpër kundër bandave kriminale, e cila ka sjellë rënie drastike të vrasjeve në vend. Organizatat për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësime serioze lidhur me arrestimet masive dhe të paproceduara ligjërisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?