Heroi i Francës, dizajneri që udhëzoi policët për kapjen e Kouachit
27-vjeçari francez Lilian Lepere është shpalllur hero nga mediat franceze, pasi ai ishte persoani që i dha informacione policisë ngabrenda ndërtesës ku ndodheshin dy terroristet.
AI u fsheh ne nje kuti kartoni, kur vellezerit Kouachi u futën në shtypshkronjë, e cila ndodhet në zonën e Dammartin-en-Goele, 25 milje larg Parisit.
Fillimisht ai i dergoi nje mesazh babait te tij, duke i thene se dy terroristet e kerkuar nga policia ndodheshin ne shtypshkronjen ku ai punonte si dizajner. "Jam fshehur ne katin e pare. Besoj se ata i kane vrare te gjithe. Lajmero policine te nderhyje", ishte mesazhi qe Lilian i dergoi te atit.
Ai nuk u pikas per asnje moment nga terroristet, por dergoi mesazhe nga kutia e kartonit ku qe futur duke dhene informacioen te sigurta per ndertesen dhe per levizjet e dy terroristeve. Si Lilian ashtu edhe pengu qe ksihin marre dy terroristet, dolen pa demtime nga ndertesa ku ishin fshehur terroristet.
Por pervoja ka qene tronditese per diznajerin i cili, do te marre trajtim psikologjik.
KOHA JONË SONDAZH

