Hetimi i ndërhyrjes ruse, demokratët kërkojnë shkarkimin e Kreut të Zbulimit

Udhëheqësi i demokratëve në Senatin amerikan, Chuck Schumer kërkon dorëheqjen e kreut republikan të Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, Devin Nunes, me pretendimin se ka kryer veprime që minojnë hetimin mbi mundësinë e bashkëpunimit mes drejtuesve të fushatës së Donald Trumpit dhe Rusisë.

 Schumer, i mbështetur edhe nga udhëheqësja demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, i dërgoi një letër kryetarit të kësaj dhome, Paul Ryan, ku këmbëngul në shkarkimin e menjëhershëm të Nunesit, njeriu që e ndryshoi në heshtje memon eksplozive me akuza për abuzime nga ana e FBI-së, pa informuar për këtë kolegët e tij.

Demokrati më i lartë në Komisionin e Zbulimit deklaroi dy ditë më parë se, dokumentit sekret i janë bërë ndryshime përpara se ai të dërgohej në Shtëpinë e Bardhë, duke mos paraqitur kështu versionin e treguar ligjvënësve.

Memoja kritikon Byronë Federale të Hetimit për qëndrime të njëanshme ndaj Trumpit dhe mund të ketë pasoja në verifikimin e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane. Demokratët më të fuqishëm në të dyja dhomat e Kongresit thonë se republikanët kanë vendosur të mbjellin disa teori konspiracioni dhe të sulmojnë integritetin e besueshmërinë e zbatimit të ligjit federal, me qëllimin të mbrojnë presidentin dhe të minojnë punën e prokurorit të posaçëm Robert Mueller.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?