Hetoi Trump, prokurori Smith planifikon të japë dorëheqjen
Prokurori Jack Smith ka bërë të ditur se do të japë dorëheqjen përpara se presidenti i sapozgjedhur Donald Trump të marrë detyrën dhe ta shkarkojë atë.
Bisedimet midis Smith dhe drejtuesve të Departamentit të Drejtësisë pritet të marrin në shqyrtim çështjet penale të Trump, pyetjet se çfarë duhet bërë me të pandehurit e tjerë në rastin e dokumenteve të klasifikuara, si dhe me zyrën e prokurorit special dhe çfarë ndodh me buxhetin dhe stafin e saj.
Smith është marrë edhe me hetimin e ish Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Trump dhe aleatët e tij kanë kërcënuar vazhdimisht se do pushojnë dhe ndjekin penalisht ekipin e Smith. Presidenti i zgjedhur tha se do të përdorte fuqitë presidenciale për t’i dhënë fund hetimit të Smith dhe premtoi se do ta pushonte “brenda dy sekondave”.