Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VOA: Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Bota E mërkurë, 25 Dhjetor 2024 17:58
VOA: Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i zgjedhur Donald Trump është zotuar se do t’i japë fund shumë shpejt luftës në Rripin e Gazës, ndërsa ka paralajmëruar se ‘situata do të bëhet kaotike’ nëse Hamasi nuk i liron pengjet deri më 20 janar, ditën kur ai merr zyrtarisht detyrën. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara i hedh një vështrim mundësive për arritjen e paqes, ndërsa administrata e Presidentit Biden po kërkon arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi.

Vuajtje të papërshkrueshme gjatë 14 mujave të fundit, ndërsa Izraeli vazhdon operacionin ushtarak në Gazë, si hakmarrje pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023. Dhjetëra persona, mes tyre amerikanë, po mbahen ende peng nga grupi që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur si terrorist. Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka paralajmëruar se nëse pengjet nuk lirohen para se ai të marrë detyrën më 20 janar, përgjigja do të jetë shkatërruese.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ata duhet ta gjejnë vetë se çfarë do të thotë kjo, por një gjë është e sigurt se nuk do të jetë diçka e mirë”, tha ai. Zoti Trump ka marrë meritat për arritjen e një armëpushimi muajin e kaluar mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, që u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca. Por planet e tij për Rripin e Gazës janë të paqarta.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Presidenti Trump mund të ketë disa burime për të rritur presionin ushtarak ndaj Hamasit. Nuk mendoj se kjo do të jetë diçka më e ashpër sesa operacioni i izraelit gjatë 14 muajve të fundit. Por, mund të ketë një element tjetër, megjithëse shpresoj që nuk do ta ketë këtë qasje, për të tkurrur një pjesë të ndihmave humanitare”, thotë Ahmed Fouad Alkhatib nga Këshilli i Atlantikut.

Mund t'ju interesojë

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Negociatat me Iranin: Trump kthen faqen, Vance drejtohet nga çështjet e brendshme

Para 4 orësh
Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrtohet mbyllja e fabrikave

Mercedes-Benz pezullon investimet e reja në Gjermani: Britta Seeger pranon se po shqyrt...

Para 4 orësh
Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës: dyshohet për operacion të SBU-së

Finlanda regjistron sulm ndaj një anijeje luftarake ruse në Gjirin e Finlandës: dyshohe...

Para 5 orësh

Ndërkohë, administrata akutale po kërkon shtim të ndihmave humanitare në Gazë dhe po angazhohet deri në ditën e fundit të Presidentit Biden në Shtëpinë e Bardhë për arritjen e një armëpushimi, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken. “Gaza duhet të transformohet në një vend ku do të garantohet që Hamasi nuk do të jetë në udhëheqje, po ashtu edhe Izraeli, për të mundësuar qeverisjen, sigurinë dhe rindërtimin e Gazës”, tha zoti Blinken.

Ky synim është ende i paarritshëm, pavarësisht përpjekjeve diplomatike të Uashingtonit me Turqinë, Egjiptin dhe Katarin. Analistët thonë se një armëpushim mbetet i pasigurt, qoftë para apo pas inaugurimit të zotit Trump në janar. Por, periudha e tranzicionit shihet nga të dyja palët si një moment mundësish, tha të mërkurën këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.

“Për ne është me rëndësi që si administrata në largim Biden ashtu edhe administrata e re Trump, të tregojnë fuqinë tonë, të punojnë më ngushtë se zakonisht duke u siguruar se po dërgojmë një mesazh të qartë dhe të përbashkët tek miqtë dhe të gjitha palët në Lindjen e Mesme”, thotë zoti Sullivan. Mesazhi i përbashkët nga të dy udhëheqësit është se Shtetet e Bashkuara duan që konflikti të përfundojë. Deri tani, këto thirrje nuk janë dëgjuar nga asnjëra palë. /Zëri i Amerikës/

Etiketat e lidhura

GazaTrumpUSA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 3 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 3 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 3 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 3 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 8 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 11 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 4 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.