Hidhen poshtë akuzat për krijuesin e Wikileaks

Prokurorët në Suedi kanë tërhequr akuzat dhe hetimet për një prej krijuesve të Wikileaks, Julian Assange i cili u akuzua për përdhunim në vitin 2010.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij dhe ka deklaruar se ka qenë marrëdhënie me consensus.

Prej 7 vitesh Assange i ka shpëtuar ekstradimit për në Suedi duke kërkuar azil politik në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

48 vjeçari Australian u dënua në prill të këtij viti me 50 javë burg për shkeljen e lirisë me kusht dhe aktualisht mbahet i burgosur në burgun Belshmar në Londër.

Zëvendësdrejtoresha i Prokurorisë Publike Eva-Marie Persson mori vendimin për ndërprerjen e hetimit në lidhje me Assange.

“Arsyeja e rrëzimit të hetimeve vjen për shkak të tejzgjatjes së çështjes në kohë ndërkohë që provat e kanë humbur besueshmërinë e tyre” – shprehet Persson.

SHKARKO APP