Historia prekëse e Valon Behramit, babai i mesfushorit rrëfen vuajtjet
Valon Behrami është një nga futbollistët më luftarakë të kombëtares së Zvicrës.
33-vjeçari i lindur në Mitrovicë edhe në sfidën ndaj Brazilit ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë duke ndalur Nejmarin.
Në një prononcim për median zvicerane “Blick.ch”, babai i Valonit, Ragip Behrami, ka rrëfyer të gjitha vuajtjet dhe emigrimin e tij drejt Zvicrës.
Valoni ishte 4 vjeçe e gjysmë, kur babai i tij së bashku me mamanë dhe me motrën u larguan nga Kosova.
“Ne patëm qindra fotografi të fëmijëve, por të gjitha fotografitë u dogjën, sepse ra bombë në shtëpinë tonë”, e nis rrëfimin e tij Ragipi.

Ai më pas tregon për strehimin në komunitetin jugor Ticino Stabio.
“Kam marrë para nga komuniteti për 3 muaj. Por ky ishte “turp” për mua. Doja të punoja. Valoni ishte nxënës i mirë. Ai nuk rrinte një minutë ulur. Gjithmonë donte të shkonte lart e poshtë. Por ishte një student i mirë dhe inteligjent.
Në vitin 1998 duhet të largoheshim nga Zvicra.
Unë u përpoqa të mos e lija Valonin. Nuk mundeshim të ktheheshim në Kosovë. Ishim duke menduar për të lëvizur në Gjermani, ose Suedi. Papritur na ndihmoi , Aleks Pedraxini nga Këshilli i Shtetit në Ticino, pasi djali i tij luante me Valonin tek moshat.
Pas shumë peripecish u lejuam të qëndronim”, tregon babai i Behramit.

KOHA JONË SONDAZH

