Historia që tronditi Francën, shuhet nga koronavirusi 16-vjeçarja pa asnjë sëmundje, e ëma rrëfen mes lotësh çastet e fundit, mjekët të shtangur
Koronavirusi po trondit botën, teksa po merr mijëra jetë njerëzish në ditë. Virusi vdekjeprurës nuk po kursen as të rinjtë, teksa në Francë është shënuar viktima më e re deri më tani.
Autoritetet njoftojnë se ka humbur jetën një vajzë 16-vjeçare, e cila nuk vuante nga ndonjë sëmundje tjetër. Historia e Julies 16 vjeçe ka shokuar botën, ndërsa e ëma e saj shprehet mes dhimbjes e lotëve se ajo ishte shumë e shëndetshme. “Julie ishte shumë e shëndetshme. Ne kurrë nuk do të kemi një përgjigje.
Humbja e një fëmije është e padurueshme, por ne duhet të vazhdojmë”, thotë e ëma e të ndjerës, ndërsa rrëfen momentet e tmerrshme të momenteve të fundit të Julies në jetë.
“Julie kishte vetëm një kollë të vogël për një javë. Ajo kishte marrë një shurup, por filloi të kishte vështirësi në frymëmarrje. Pastaj, kolla i bëhej gjithnjë e më e fortë dhe e vazhdueshme”, rrëfen e ëma.
Ajo u shtrua në spital, por mjekët thanë pas skanerit në mushkëri se vajza ka probleme, por nuk është serioze. Gjatë natës, situate e vajzës u përkeqësua me frymëmarrjen dhe u transformua me urgjencë në spital, ku iu bë një tampon. Nëna e të resë tregon se vajza kishte dhimbje në gjoks, por rezultati doli sërish negative dhe ata janë rikthyer në shtëpi.
Të nesërmen, Julies i është bërë një tjetër tampon, i cili e ka nxjerrë pozitive me COVID-19. Siç raportojnë mediet e huaja, 16-vjeçarja ka qëndruar për disa orë pa vetëdije dhe më pas ka ndërruar jetë. Mjekët francezë janë shprehur se ky ishte një rast shumë i rrallë, por që tregon se nga ky virus i tmerrshëm nuk mund të mbrohet askush. Ndërsa e gjithë Franca është e tronditur nga kjo histori.